fbpx

Sharon Stone e lodhur nga meshkujt: “I kam dhënë fund me ta”

Aktorja e famshme hollivudiane Sharon Stone thotë se i ka dhënë fund takimeve, dhe kërkon tani të përqëndrohet më shumë tek familja dhe miqtë.

Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, Sharon, e divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe nuk ia vlente të humbiste kohën e saj.

“I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dal më në takime,” tha ajo.

Aktorja vitin e kaluat tentoi të gjente dashurinë përmes aplikacionit të takimeve Bumble, por ia mbyllën adresën pasi disa përdorues e kishin raportuar, të bindur se ishte i rremë dhe dikush tjetër po përdorte emrin e saj.