22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA, 7-vjeçari shet çokollatë për të mbledhur lekët që Trump të ndërtojë murin

spot_img

Një djalë 7-vjeçar në SHBA ka vendosur të mbledhë paratë për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën.

Ai ka zgjedhur të shesë çokollatë të nxehtë në rrugë çdofundjavë, për të mbledhur para për murin që kërkon të ndërtojë presidenti Trump në kufirin me Meksikën.

Deri më tani ai ka mbledhur 6,000 dollarë, ndërsa Tramp kërkon mbi 5 miliard.

Benton Stevens është bërë i famshëm në internet, pasi vendosi t’i shërbejë kauzës së presidentit amerikan Trump kundër emigrimit të paligjshëm, duke shitur çokollatë të nxehtë.

Ai ndoqi fjalimin e Trump mbi gjendjen e kombit dhe doli me një ide.

“Ai donte të mësonte më shumë rreth murit dhe kur i shpjeguam atij se çfarë presidenti  kërkon të bëjë, Benton vendosi të mblidhte para për murin duke bërë tregti”, tha nëna e tij, Jennifer Stevens.

Prindërit e 7-vjeçarit janë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan dhe thonë se shpesh ndajnë pikëpamjet politike me djalin e tyre.

Vëllezërit më të mëdhenj të Bentonit e kanë ndihmuar atë për të ngritur qendrën e tregtimit, ndërsa nëna e tij e ndihmon me përgatitjen e çokollatës së nxehtë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat