fbpx

SHBA akuzon dy djemtë e El Chapo-s për trafik droge

el-chapo1.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar dy djemtë e bosit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzmán për komplot të shpërndarjes së drogës së importuar në vend, njoftoi Departamenti i Drejtësisë të enjten.

Sipas CNN, aktakuza ndaj Joaquin Guzmán Lopez, 34 vjeç dhe Ovidio Guzmán Lopez, 28 vjeç është ngritur javën e kaluar.

Departamenti i Drejtësisë mendon se të dy djemtë e El-Chapo jetojnë në Meksikë.

Sipas prokurorëve amerikanë,nga prilli 2008 deri në prill 2018, vëllezërit komplotuan për shpërndarjen e kokainës, marihuanës dhe metamfetaminës nga Meksika dhe vende të tjera për t’u importuar në Shtetet e Bashkuara.

Guzmán, 61 vjeç, ka drejtuar një kartel droge që shtrihej në vende të ndryshme.

Ai u gjet fajtor më parë këtë muaj për të gjitha 10 akuzat kriminale të ngritura kundër tij, duke përfshirë angazhimin në një ndërmarrje kriminale të vazhdueshme, komplot për të pastruar të ardhurat nga droga, shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinës, marihuanës dhe drogat e tjera dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Ai pritet të dënohet më 25 qershor./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303