fbpx

SHBA akuzon Kinën për destabilizimin e disa rajoneve të Azisë

US_China_Relations.jpg

Përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u zhvendosën në Singapor ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, “Dialogu i Shangri-La-së,” një takim i ministrave të Mbrojtjes të Azi Paqësorit. Duke folur në takim sekretari në detyrë amerikan i mbrojtjes Patrick Shanahan fajësoi Kinën për destabilizimin e disa rajoneve të Azisë.

Edhe pse ai nuk iu referua drejtpërdrejt Kinës kur tha se disa “aktorë” po sjellim destabilizim, por shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të injorojnë sjelljen e kinezëve. Nga ana tjetër Shanahan u shpreh i gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie ushtarake me Pekinin. Këtë gatishmëri e shfaqi edhe gjatë takimit me homologun kinez, Wei Fenghe.

Nga ana tjetër, zëvendës shefi i Shtabit i Ushtrisë së Kinës, Shao Yuan Ming, i quajti të pasakta deklaratat e zyrtarit amerikan.

Përveç luftës tregtare mes dy vendeve, SHBA ka vendosur kompaninë kineze ”Huawei” në listën e zezë, duke mos lejuar kompanitë amerikane të bashkëpunojnë me të.

Gjithashtu, SHBA po lobon me vendet partnere të mos bashkëpunojnë me ”Huawei”, duke i kërcënuar se nëse e bëjnë një gjë të tillë, nuk do të ndajnë informacione sekrete me këto vende.

Sipas Pentagonit, ”Huawei” është shumë pranë qeverisë kineze dhe shtoi se Uashingtoni është i shqetësuar ndaj sulmeve kibernetike dhe vjedhjes së pronësisë intelektuale. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Huawei-n për spiunazh, thyerjen e sanksioneve tregtare ndaj Iranit dhe vjedhjen e pronësisë intelektuale, akuza që mohohen nga kompania./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303