fbpx

SHBA beson se Rusia po kryen teste bërthamore të nivelit të ulët

nuclear-tests.jpg

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia mund të jetë duke kryer testime bërthamore të nivelit të ulët duke shkelur një moratorium mbi këto teste, tha kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia ndoshta nuk po i përmbahet moratoriumit të testimit të tij bërthamor “,” tha gjeneral-lejtnant Robert P. Ashley në një forum kontrolli të armëve në Institutin Hudson.

I negociuar në vitet 1990, Traktati Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore (CTBT) gëzon mbështetje të gjerë globale, por duhet të ratifikohet nga tetë shtete të teknologjisë bërthamore, mes të cilëve Izraeli, Irani, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara që të hyjë në fuqi.

Rusia ratifikoi traktatin në vitin 2000./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303