fbpx

SHBA, bilanc tragjik me 1150 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1 mijë e 150 të vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shifër ndiqet nga Franca me 830 të vdekur dhe Spanja me 630 të vdekur.

Në SHBA në total numri i të vdekurve ka shkuar në 10 mijë e 783 persona dhe mbi 367 mijë persona janë zyrtarisht të infektuar me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 30 mijë raste të reja.