fbpx

SHBA dhe Kina do të bashkëpunojnë për problemet e klimës

Screenshot_18-4.png

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në lidhje me trajtimin e problemeve të ndryshimit të klimës. Në bashkëpunim do të marrin pjesë edhe vende të tjerë.Ky lajm vjen pas disa takimeve midis të dërguarit kinez për problemet e klimës Xie Zhenhua dhe homologut të tij amerikan John Kerry në Shangai javën e kaluar.Sipas BBC, të dy vendet janë dakordësuar në lidhje me veprimet e mëtejshme specifike për të ulur nivelin e emetimit të gazit serik, si përgjegjës për ndryshime negative në klimën e planetit.Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA Joe Biden do të zhvillojë një samit virtual të klimës këtë javë, të cilin Kina thotë se po e pret me padurim.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse Presidenti kinez Xi Jinping do të bashkohet me udhëheqësit botërorë, të cilët janë zotuar të marrin pjesë.

Ndërkohë, bëhet me dije se Kina dhe SHBA, gjithashtu kanë ranë dakord të ndihmojnë vendet në zhvillim dhe të financojnë projekte për emetim të pakët të karbonit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303