33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA dhe Korea e Jugut ndërpresin stërvitjet ushtarake

spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vendosur që të mos kryejnë më ushtrimet e përvitshme ushtarake, të cilat gjithmonë kanë mërzitur Korenë e Veriut.

Pentagoni njoftoi se shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë vendosur që t’i japin fund ushtrimeve ushtarake me qëllim “që të ulim tensionet dhe të mbështesim përpjekjet tona diplomatike për të arritur denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean”.

Ky vendim vjen pas samitit ndërmjet presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un në Vietnam, ku dy liderët nuk arritën marrëveshje.

Disa zyrtarë perëndimorë shprehën shqetësimet e tyre se dhënia fund e ushtrimeve ushtarake mund të reduktojë gatishmërinë ushtarake në rast se rriten sërish tensionet me Korenë e Veriut.

Pentagoni tha se aleatët janë pajtuar që të vazhdojnë të kenë gatishmëri ushtarake, përmes stërvitjeve ushtarake në përmasa më të vogla dhe programeve të trajnimeve në terren.

Presidenti Trump është ankuar më parë për koston e ushtrimeve të tilla, edhe pse ai ka përjashtuar idenë e tërheqjes së trupave amerikane nga gadishulli, ku aktualisht numërohen rreth 30,000./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat