fbpx

SHBA dhe Koreja e Veriut do të rinisin bisedimet

trump-kim.jpg

Mediat koreane kanë raportuar se SHBA dhe Koreja e Veriut do të rinisin negociatat.

Bisedimet për armët bërthamore u ndërprenë në shkurt të vitit 2019, pas samitit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Në qershor, Trump dhe Kim ranë dakord t’i rifillojnë bisedimet, por rezultati ishte i paqartë pasi Koreja e Veriut që nga ajo kohë ka lëshuar disa raketa me rreze të shkurtër.

Të dyja vendet u pajtuan të zhvillojnë kontakte paraprake më 4 tetor, njoftoi KCNA, duke cituar deklaratën e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Cho Son Hui.

Vendi i takimit dhe detaje të tjera nuk janë njoftuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303