fbpx

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin për murin në kufi me Meksikën

us.jpg

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi buxhetin që përfshinë edhe fondet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, kërkesë kjo e presidentit Donald Trump, mirëpo projektligji duket se nuk ka gjasa të kalojë në Senat, duke rritur rrezikun e mbylljes së qeverisë.Ligji i miratuar përshin fondin prej 5.7 miliardë dollarësh për ndërtimin e murin në kufirin me Meksikën.

Trump ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë një projekt-ligj për financimin afatshkurtër, që nuk përfshin fonde për të ndërtuar murin në kufi mes SHBA dhe Meksikës.

Përfaqësuesit demokratë e kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit, dhe u zotuan se do të hedhin poshtë çdo projektligj në Senat, që e përfshin atë fond.Edhe pse demokratët përbëjnë pakicën në Senat, megjithatë kanë mjaft vota për të mposhtur ligjin.

Republikanët shtuan një paketë ndihme prej gati 8 miliard dollarë për stuhinë bregdetare dhe punën e rindërtimit të zjarreve në Kaliforni me shpresën për të fituar disa vota të demokratëve në Senat.Nëse Senati dhe Trump nuk do të bien dakord për një buxhet deri në afatin e mesnatës më 21 dhjetor, kjo do të rezultojë në një mbyllje të pjesshme të qeverisë së SHBA./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *