SHBA do ofrojë 1 miliard dollarë për të financuar Evropën

Gjatë fjalimit në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Uashingtoni do të ofrojë deri në një miliard dollarë për të financuar Evropën Lindore dhe Qendrore, që t’i ndihmojë rajonit që të shmangë varësinë nga energjia ruse.

Pompeo tha se financimi i ri i SHBA-së do të shkojë drejt iniciativës Tri Detet – një grupim i 12 shteteve të Bashkimit Evropian, që gjenden ndërmjet detit Adriatik, Baltik dhe Detit të Zi. Përveç Austrisë, të gjitha këto shtete janë anëtarë të NATO-s.

Kjo iniciativë ishte nisur për të kundërshtuar atë që disa zyrtarë perëndimorë e konsiderojnë rrezikun e varshmërisë nga furnizimi me energji ruse. Rusia është furnizuesja kryesore me gaz natyror dhe një furnizuese e madhe e naftës në Evropë.