SHBA do të dërgojë 1,000 trupa ushtarake në Poloni

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij polak, Andrzej Duda nënshkruan në Uashington një deklaratë të përbashkët për rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Poloni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia riafirmuan angazhimin e tyre ndaj NATO-s, përfshirë detyrimet e parashikuara në nenet 3 dhe 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, si gur themeli i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes.

Të dy presidentët theksuan se SHBA dhe Polonia besojnë se prania e personelit ushtarak amerikan në Poloni forcon përpjekjet parandaluese të NATO-s, prandaj SHBA po planifikon të forcojnë praninë ushtarake amerikane në Poloni.

Në përputhje me dokumentin, SHBA synon të forcojë praninë aktuale ushtarake me rreth 4 500 trupa shtesë në Poloni.

Kjo prani e qëndrueshme pritet të rritet me rreth 1 000 ushtarakë amerikanë në një periudhë afatshkurtër dhe do të fokusohet në sigurimin e aftësive shtesë mbrojtëse dhe parandaluese në Poloni.

Duke folur për gazetarët, Duda falenderoi presidentin Trump për mirësinë e tij ndaj Polonisë dhe për mirëkuptimin e çështjeve polake./real-news.tv/