SHBA dyfishon tarifat ndaj mallrave kineze

us-china-talks-1.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai nuk ka “absolutisht asnjë nxitim” për të finalizuar një marrëveshje tregtare me Kinën, disa orë pasi SHBA dyfishoi tarifat për shumë produkte kineze.

Ai tha se bisedimet dypalëshe, të cilat do të rinisin në Uashington më vonë të premten, po vazhdojnë në një mënyrë shumë të “pëlqyeshme”.

Veprimi i SHBA, një përshkallëzim i mprehtë i luftës tregtare që po dëmton të dyja vendet, rriti tarifat për mallrat kineze në 25% nga 10%.

Kina tha se do të hakmerret për këtë veprim të SHBA.

Kina u përgjigj se ndjen keqardhje dhe se sigurisht do t’i përgjigjet me masa këtij veprimi.

Kohët e fundit, SHBA dhe Kina dukeshin sikur po arrinin një marrëveshje dhe se luftës tregtare mes tyre po i vinte fundi, por ky veprim tregon të kundërtën. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303