SHBA e gatshme të tërheqë mijëra trupa ushtarake nga Afganistani nëse..

afganistan.png

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të tërheqin një numër të madh të forcave amerikane nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët për të nisur negociatat e drejtpërdrejta me qeverinë afgane, për përfundimin e luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Mediat amerikane cituan burime të paidentifikuara të kenë thënë se numri i ushtarëve do të zvogëlohej nga 14,000 në 8,000-9,000, në kuadër të planit për paqe.

Deri më tani, talibanët nuk kanë pranuar të negociojnë me Qeverinë e Kabulit, duke e cilësuar atë si “regjim kukull”.

Masat e tjera do të përfshinin zvogëlimin e personelit në ambasadën amerikane dhe shkurtime në personelin e sigurisë, raportoi CNN.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303