fbpx

SHBA flet për herë të parë për përgjimet

pergjime-te-gjithe-770x409.jpg

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës sa iu përket përgjimeve të zyrtarëve socialistë të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” i cilësoi si akuza serioze që duhet të hetohen.

Palmer tha se SHBA-të do mbështesin hetimin nga institucionet dhe autoritetet shqiptare. I pyetur nëse kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi për një sërë skandalesh të ndodhur në vend, Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre, por se interesi është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë.

Zëri i Amerikës:  Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Matheë Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen.  Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

Zëri i Amerikës: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.

Matheë Palmer:  Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo që jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303