18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

SHBA, hapja e qeverisë deri në 15 shkurt

spot_img

Presidenti Donald Trump dhe demokratët në Senat kanë rënë dakord për t’i dhënë fund një mbylljeje të pjesshme të qeverisë amerikane 35 ditore, pa marrë 5.7 miliardë dollarë që ai kishte kërkuar nga Kongresi për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën, duke u dhënë kështu një fitore politike demokratëve.

Marrëveshja e arritur me udhëheqësit e kongresit, u miratua shpejt nga Senati i udhëhequr nga republikanët dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët pa kundërshtim dhe u nënshkrua nga Trump.

Marrëveshja e presidentit republikan për t’i dhënë fund mbylljes së rreth një të katërtës së qeverisë federale pa siguruar paratë e murit – një tërheqje e habitshme – erdhi tri ditë pasi ai kishte këmbëngulur, “Ne nuk do të tërhiqemi!”

Por Trump u zotua se mbyllja do të rifillojë më 15 shkurt nëse ai është i pakënaqur me rezultatet e negociatave dypalëshe mes Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, ose ai do të deklarojë një emergjencë kombëtare për të marrë paratë e murit pa miratimin e Kongresit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat