SHBA i garanton Shqipërisë marrëveshjen me gjigandin e mbrojtjes ajrore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar sot nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompanie amerikane për sigurimin e hapsirës ajrore mirëmbajtjen e sistemit mbikqyrës të hapsirës detare.

Në një njoftim në Facebook, ambasada bën me dije se marrëveshja e nënshkruar në kuadër të NATO-s kap vlerën e 750 mijë dollarëve. Ajo është nënshkruar me kompaninë Lockheed Martin.

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”, shkruan Ambasada e SHBA.

Lockheed Martin është një kompani ajrore amerikane, mbrojtje dhe sigurie me teknologji të përparuar me interesa në të gjithë botën. Ajo ka selinë në Maryland, Uashington dhe punëson afro 110,000 njerëz në të gjithë botën.

Lockheed Martin është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e hapësirës ajrore, mbrojtëse, të sigurisë dhe teknologjive. Ajo është kontraktori më i madh në botë i mbrojtjes, bazuar në të ardhurat për vitin 2014. Në 2013, 78% e të ardhurave të Lockheed Martin vinin nga shitjet ushtarake; ajo kryesoi listën e kontraktuesve të qeverisë federale amerikane dhe mori gati 10% të fondeve të paguara nga Pentagoni.

Sipas të dhënave nga viti 2018 kompania ka shitur produkte me vlerën totale prej rreth 54 miliardë dollarësh dhe ka një fitim prej 5 miliardë dollarësh në vit.