fbpx

SHBA i jep ultimatum Turqisë

shanham.jpg

SHBA-ja njoftoi sot se i jep kohë Turqisë deri në fund të korrikut për të hequr dorë nga blerja e raketave ruse S-400, që i konsiderojnë si të papërshtatshme me avionin e ri luftarak F-35 që Ankaraja kërkon të blejë gjithashtu.

“Nëse deri më 31 korrik Turqia nuk ka hequr dorë nga sistemi S-400, pilotët turq që po stërviten aktualisht në SHBA me avionët F-35 do të largohen dhe kontratat e nënkontraktimit që i janë dhënë sipërmarrjeve turke për prodhimin e F-35 do të anulohen”, deklaroi për mediat zëvendëssekretarja e Mbrojtjes e ngarkuar me këto blerje, Ellen Lord.

Gjithashtu, Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan i dërgoi një letër homologut të tij turk ku thotë se më 31 korrik do të ndalet stërvitja e pilotëve turq dhe se Turqia nuk do të lejohet të marrë në dorë katër avionët F-35 që ka blerë nga Shtetet e Bashkuara, nëse e finalizon blerjen e kapaciteteve ushtarake nga Rusia.

Shanahan paralajmëroi gjithashtu se blerja e sistemit rus të mbrojtjes, S-400 kërcënon të dëmtojë edhe marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin dhe NATO-n.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur disa herë se e konsiderojnë sistemin rus të mbrojtjes një kërcënim për avionët luftarakë amerikanë F-35 që dëshiron të blejë Turqia. Uashingtoni thotë se Turqia nuk mund të zotërojë të dy këto kapacitete ushtarake./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303