33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA i kërkon Serbisë dhe Kosovës të ndalin provokimet reciproke

spot_img

Serbia dhe Kosova duhet të ndalojnë provokimin e njëri tjetrit dhe të rifillojnë bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve dy dekada pas përfundimit të luftës së tyre, tha të premten një i dërguari i lartë i SHBA.

Zyrtarët perëndimorë i shohin tensionet e vazhdueshme serbe-kosovare si një rrezik për stabilitetin në Evropën Juglindore. Të dy vendet kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por u është thënë se duhet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre për të përparuar drejt integrimit me Perëndimin.

Bisedimet mes dy vendeve kanë bërë pak përparim dhe qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 përqind për mallrat e importuara nga Serbia.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifave, fundin e provokimeve reciproke dhe rifillimin e dialogut,” tha David Hale, nënsekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Politike në një cicërimë në gjuhën serbe të lëshuar nga Ambasada e SHBA në Beograd.

Apeli i tij erdhi pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd dhe dy ditë pasi parlamenti i Kosovës miratoi një platformë negociuese me 12 pika që përcakton njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, duke ruajtur kufijtë e tanishëm./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat