fbpx

SHBA i refuzoi vizën, flet Petrit Vasili

vassilio.jpg

Duke folur me Zërin e Amerikës për mbështetjen e saj ndaj vendimit të ambasadës së SHBA për ndalimin e vizave për zyrtarët që dyshohen si të korruptuar, kryetarja e LSI-së i është përgjigjur pyetjes nëse konfirmonte lajmin e refuzimit nga ana e autoriteteve amerikane të vizës për nënkryetarin e saj Petrit Vasili, sipas informacioneve të VOA.

Kryemadhi u përgjigj që nuk besonte në një mundësi të tillë, edhe pse shtoi se “unë nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi, as për bashkëshortin”. Por kreu i LSI-së nënvizoi edhe faktin që “zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Lu për sa i përket reformës në drejtësi”.

Lidhur me këtë lajm, A2 CNN ka kontaktuar nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilin, i cili i habitur ka pohuar që ai për herë të fundit ka marrë një vizë të tipit A2, tre mujore, në qershorin e vitit të kaluar, të marrë pjesë në një vizitë në Kongresin amerikan.

Sipas tij, “viza ka skaduar në shtator dhe që nga ajo datë, nuk kam aplikuar më”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303