SHBA i rikthen Turqisë pjesët e marra të një mozaiku

Fragmente të një mozaiku të lashtë të njohur si ‘Vajza Çifute’ janë shfaqur në një muze në Turqi pasi u kthyen nga Shtetet e Bashkuara.

Pjesët janë duke u shfaqur pranë mozaikut të papërfunduar pothuajse 2,000-vjeçar të një vajze të re.

Sytë e saj kërcënues janë bërë simbol i qytetit jugor të Gaziantep.

Pjesët e zhdukura u vodhën nga Turqia në vitet 1960 dhe u blenë nga një universitet amerikan, i cili përfundimisht pranoi t’i kthente ato.

Arkeologët zbuluan mozaikun 20 vjet më parë, ndërsa gërmuan eshtrat e qytetit Zeugma, të themeluar nga një gjeneral i Aleksandrit të Madh dhe të shkatërruar në shekullin e 3-të.

Megjithatë, disa pjesë tashmë ishin plaçkitur dhe kontrabanduar nga vendi.

Ata ishin blerë nga Bowling Green State University në Ohajo. Në vitin 2012 Turqia kërkoi kthimin e tyre, dhe më në fund u ra dakord që të ktheheshin pas pesë vjet bisedimesh.

Të shtunën, pjesët e zhdukura u ekspozuan në Muzeun Zeugma Mozaik të Gaziantep.

“Vajza Çifute është ribashkuar me familjen e saj,” tha kryebashkiaku i Gaziantep.

Lër një koment