SHBA insiston: IS është mundur

Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence tha se “Shteti Islamik është shpërbërë” dhe rrjeti i militantëve “është mundur”.

Ai i bëri këto komente në Departamentin e Shtetit disa orë pasi Ushtria amerikane njoftoi se disa pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës ku mbeten të vrarë të paktën njëzet persona në qytetin verior sirian Manbij të kontrolluar nga kurdët të mërkurën. Disa prej atyre të vdekurve janë ushtarë amerikanë. Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri konfirmoi se trupat amerikane u vranë, por nuk u tha sa.