fbpx

SHBA-ja tashmë ka 13 milionë të prekur nga koronavirusi

thumbs_b_c_51b9180bd1c839b577730077964a42f5-3-780x439.jpg

 

SHBA-ja ka regjistruar tashmë më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, përfshirë dhe 264 mijë të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, vendi regjistroi të premten 205 mijë të prekur si dhe 1,404 të vdekur.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të paktën 20 shtete nuk i raportuan numrat të enjten, kështu që numri i rasteve të së premtes konsiston në raportimin e të dyja ditëve në disa raste.

Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër doronavirusit.

Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303