fbpx

SHBA kërkon dialog me Iranin

pompeo.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Uashingtoni është gati të ulet në një dialog pa kushte me Iranin, për zgjidhjen e çështjes bërthamore.

Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për t’u angazhuar në një dialog pa kushte me Iranin mbi programin e tij bërthamor, por Republika Islamike duhet të sillet si një vend normal. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka shtuar se dialogu ka qenë një opsion i parapëlqyer prej kohësh edhe nga presidenti Donald Trump.

“Jemi gati të ulemi të bisedojmë sapo iranianët të tregojnë se duan të sillen si një vend normal”, ka thënë Pompeo.

Reagimi i tij ka ardhur një ditë pasi presidenti iranian Hasan Rouhani sugjeroi se Teherani mund të zgjedhë të bisedojë nëse Uashingtoni tregon respekt, por shtoi se nuk do të pranojë kurrë një dialog të kushtëzuar nga presionet.

“Ne jemi gati, pa kushte, jemi gati për t’u ulur në tryezë”, ka thënë shefi i diplomacisë amerikane.

Megjithatë, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për të penguar aktivitetet dashakeqe të Iranit në Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar Pompeo parashtroi 12 kushte që Irani duhet të plotësonte, përfshirë ndërprerjen e mbështetjes për grupet rebele dhe atë të testeve raketore, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Por për Teheranin zyrtar, Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë respekt dhe të heqin sanksionet./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303