fbpx

SHBA kritikohet për kushtet në qendrat e ndalimit të emigrantëve

ShBA-600x360-730x440.jpg

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, tha se është “e tmerruar” nga kushtet me të cilat përballen emigrantët e ndaluar në Shtetet e Bashkuara.

Ajo tha se fëmijët nuk duhet të mbahen kurrë në objektet e emigrantëve të ndaluar ose të ndahen nga familjet e tyre.

“Si një pediatre, por edhe si nënë dhe një ish-udhëheqëse e shtetit, jam thellësisht e tronditur që fëmijët janë të detyruar të flenë në dysheme, në objekte të mbipopulluara, pa qasje në kujdesin shëndetësor ose ushqim adekuat dhe në kushte të dobëta sanitare”, tha përmes një deklarate Bachelet.

Më 6 korrik, gazetat New York Times dhe El Paso Times botuan një artikull që e përshkruante një stacion të Patrullës Kufitare në Klint të Teksasit, të mbushur me qindra fëmijë të veshur me rroba të pista dhe të paketuar në qeli.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se artikulli është “mashtrim” dhe se ai do t’i dërgojë mediat për të vizituar qendrat.

Bachelet bëri thirrje për dhembshuri, duke thënë se ata që e gjejnë veten në këto ambiente “kanë bërë udhëtime të rrezikshme me fëmijët e tyre, në kërkim të mbrojtjes dhe dinjitetit dhe larg dhunës dhe urisë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303