fbpx

SHBA miraton sanksione kundër Rusisë

us-russia-flags.jpg

Senati amerikan ka miratuar një projektligj, i cili pritet të ndëshkojë Rusinë për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhjet e 2016, si dhe për veprimet e “dëmshme” në Siri, bashkë me agresionin kundër Ukrainës.

Projektligji, që është përshkruar nga senatori republikan, Lindsey Graham, si “projektligji me sanksione nga ferri”, është miratuar me 17 vota pro dhe 5 kundër në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell do të vendosë nëse do ta prezantojë këtë projektligj për votim në Senat.

Për t’u kthyer në ligj, ky dokument duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, Senat dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndonëse një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë deri në vitin e ardhshëm.

I prezantuar fillimisht më 2018, ky projektligj shënjestron bankat që mbështesin përpjekjet e Kremlinit për të “dëmtuar institucionet demokratike në shtetet tjera”, individë që shesin mallra për sektorin e naftës së këtij shteti, industrinë kibernetike ruse, si dhe figura të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303