fbpx

SHBA miraton shitjen e armëve në Tajvan, pavarësisht zemërimit të Kinës

us-taiwan.jpg

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve ushtarake në Tajvan, në vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Pekinit.

Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi Uashingtonit të ndalë shitjen.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe kërkon të rifitojë kontrollin e ishullit, qoftë edhe me forcë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang gjithashtu bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të respektojnë politikën e Kinës, sipas së cilës SHBA ka vetëm lidhje formale me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Nga ana tjetër, zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për qeverinë e SHBA-së për shitjen e armëve.

“Tajvani do t’i përshpejtojë investimet në mbrojtje dhe do të vazhdojë të thellojë lidhjet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ide të ngjashme”, tha zëdhënësi presidencial, Chang Tun-han.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit për shkak të tregtisë dhe asaj që Uashingtoni e konsideron si militarizim të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303