SHBA ndau informacione të ndjeshme me Arabinë Saudite pas vrasjes së Khashoggit

khashoggi-2.jpg

Administrata Trump ka autorizuar kompanitë amerikane për të ndarë informacione të ndjeshme të energjisë bërthamore me Arabinë Saudite menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në tetor.

Senatori demokrat i Virginias në SHBA, Tim Kaine ka tërhequr vëmendjen në opinionin publik me një deklaratë në lidhje me informacionet e rëndësishme që administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i ka dhënë Arabisë Saudite.

Kaine ka njoftuar se ka parë dokumentet që administrata e Trumpit më 18 tetor 2018 vetëm 16 ditë pas vrasjes së Khashoggit “ka lejuar disa kompani amerikane që të ndajnë informacione të ndjeshme bërthamore me Arabinë Saudite”.Ai thekson se është “shumë shqetësues” ky tolerim që qeveria amerikane ka bërë për sauditët në një kohë të shkurtër nga vrasja në fjalë e cila shkaktoi jehonë të madhe në të gjithë botën e cila po aq sa qeverinë e Rijadit e vendosi nën presion edhe Washingtonin.“Qeveria amerikane ka bërë edhe një tolerim tjetër në çështjen bërthamore për Rijadin më 18 shkurt 2019”, tha Kaine i cili ka vënë theksin se ky proces duhet të jetë i hapur për njohuri publike.

Koha e aprovimeve ka të ngjarë të ngrejë presion mbi administrimin e Presidentit Donald Trump nga ligjvënësit të cilët janë bërë gjithnjë e më kritikë ndaj mbështetjes së SHBA-ve për Arabinë Saudite që kur Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor.

Khashoggi, një vendas i Arabisë Saudite, u largua në 2017 për t’u bërë banor i Shteteve të Bashkuara dhe gazetar i Washington Post, kritik ndaj udhëheqjes së mbretërisë.

Senatori Tim Kaine, një demokrat nga Virxhinia, ku Khashoggi jetonte, e quajti kohën e dhënies së autorizimeve”tronditëse” dhe tha se kjo i shtohet listës së “sjelljeve shqetësuese ” të administratës ndaj Arabisë Saudite./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303