“SHBA në krah të Shqipërisë”, mesazhi i rëndësishëm pas tërmetit të fortë

Shqiptarët kudo që ndodhen, por edhe shumë shtete të huaja janë solidarizuar me tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit që përfshiu Shqipërinë.

Mes tyre është dhe aleati Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ambasada Amerikane thekson se ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave. Ata po punojnë për të përshpejtuar dhënien e ndihmës aty ku ka më shumë nevojë dhe për t’u siguruar që ekipet të shpërndahen në mënyrë efikase për vlerësimin e dëmeve pas tërmetit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruan Ambasada Amerikane.