29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA nis sanksionet ndaj Venezuelës

spot_img

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të sigurisë së Venezuelës, të akuzuar për pengim të hyrjes së ndihmave në këtë shtet.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se gjashtë zyrtarët, duke përfshirë pjesëtarë të Gardës Kombëtare dhe policisë, janë të lidhur me presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

“Ky hap shenjestron gjashtë zyrtarë të sigurisë, të cilët kontrollojnë shumë grupe që kanë parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Venezuelë, duke përkeqësuar krizën humanitare, që ka lënë miliona njerëz të uritur në Venezuelë dhe pa qasje në kujdes mjekësor, nën regjimin e Maduros” -thuhet në deklaratën e këtij Departamenti.

Sanksionet e reja, janë pjesë e një fushate të vazhdueshme nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i bërë presion Maduros që të japë dorëheqje dhe t’i kalojë fuqinë, presidentit të përkohshëm, Juan Guaido./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat