35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA nuk po përgatit aksion ushtarak kundër Venezuelës

spot_img

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Venezuelë, Eliot Abrams deklaroi se SHBA nuk përgatit aksione ushtarake kundër Karakasit.

Ai, megjithatë, pranoi se SHBA vazhdon me shqyrtimin e mundësive për përdorimin e forcës ushtarake ndaj qeverisë së Nikolas Maduros.

“Ne vazhdojmë të flasim dhe do ta bëjmë atë derisa të shqyrtohen variante të ndryshme për aksion”, tha ai.

Abrams i komentoi edhe deklaratat e shefit rus të Diplomacisë, Sergei Lavrov, i cili thotë se SHBA-ja po përgatit aksione ushtarake në Venezuelë.

“Nuk mendoj se Lavrov me të vërtetë mendon se po përpiqemi ta bëjmë këtë, pasi ne nuk tentuam ta bëjmë këtë”, deklaroi Abrams.

Ai shtoi se SHBA zbaton politikë të presionit ekonomik, financiar, politik dhe diplomatik ndaj regjimit në Venezuelë dhe i japin përkrahje liderit opozitar, Huan Guaido./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat