fbpx

SHBA, numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh me covid

thumbs_b_c_aad38aafaa9e78ded8941a80fdb57f26.jpg

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 329,592, një rritje prej 4,496 krahasuar me një ditë më parë.

Sipas CDC-së, numri i rasteve me koronavirus brenda 24 orëve u shtua me 339,235 duke arritur në 18,730,806. Me kalimin e Krishtlindjeve, ekspertët e shëndetit publik po përgatiten për një tjetër shtim të rasteve me COVID-19, ashtu siç ka ndodhur pas festave të tjera këto muajt e fundit.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të shtyrë udhëtimet dhe për të qëndruar në shtëpi, më shumë se 7.1 milion njerëz kaluan nëpër kontrollet e aeroporteve gjatë javës së fundit.

Gati 1.2 milion njerëz u kontrolluan në aeroporte vetëm të mërkurën, një rekord për udhëtimet ajrore në periudhën e pandemisë.

Ndërsa numri i udhëtarëve të kontrolluar në ditën e Krishtlindjes ishte 616,469, ose 23 për qind krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë. Megjithatë, zyrtarët shqetësohen, sepse i njëjti kontingjent njerëzish do të kthehen së shpejti në shtëpi me mbarimin e pushimeve.

Sipas CDC, deri tani në Shtetet e Bashkuara janë bërë rreth 2 milionë vaksinime.

Sipas këtyre të dhënave (CDC Covid Data Tracker), që nga mëngjesi i së shtunës janë shpërndarë 9,547,925 doza vaksine dhe janë bërë 1,944,585 vaksinime.

Dozat e shpërndara dhe ato të përdorura përfshijnë të dyja vaksinat, Pfizer/ BioNTech dhe Moderna COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303