SHBA paralajmëron Kosovën: Hiqni taksën ndaj mallrave serbe ose raportet tona do të zbehen

usa-shba-kosova.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë që përfaqësohet nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka bërë edhe një herë thirrje në drejtim të Qeverisë së Ramush Haradinajt, për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Sipas tyre, një vendim i tillë do t’i hapte rrugë dialogut të Brukselit, për të cilin thonë se e mbështesin plotësisht si Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë është bërë një paralajmërim shumë i ashpër për qeverinë Haradinaj, duke thënë se çfarëdo veprimi që është në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së, nuk mund të kalojë pa pasoja sa u përket raporteve bilaterale, në këtë rast Kosovë-SHBA.

Në këtë komunikatë thuhet se historia ka treguar që Kosova ka qenë e suksesshme vetëm atëherë kur ka qenë në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /real-news.tv/

scroll to top