31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron sanksione ndaj institucioneve që ndihmojnë Maduron

spot_img

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj institucioneve të huaja, që janë duke ndihmuar në financimin e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kjo masë, që është bërë e ditur nga Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, është masa e fundit e Uashingtonit që synon t’i bëjë presion Maduros për t’u larguar nga pushteti.

“Shtetet e Bashkuara janë duke tërhequr vërejtjen për institucionet e huaja financiare se do të përballen me sanksione nëse përfshihen në transaksione të paligjishme nga të cilat përfiton Nicolas Maduro dhe rrjeti i tij i korruptuar”, ka thënë Bolton përmes një deklarate.

Presidenti amerikan Donald Trump është duke i bërë presion Maduros për t’u larguar nga presidenca, në mënyrë që lideri opozitar, Juan Guaido, të cilin Uashingtoni e njeh si president të përkohshëm të marrë drejtimin e vendit.

Më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm, mirëpo Maduro vazhdon të gëzojë përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

Maduro është betuar për mandatin e dytë si president të janar të këtij viti, mirëpo zgjedhjet janë bojkotuar nga opozita dhe janë dënuar nga faktori ndërkombëtar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat