35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron Turqinë

spot_img

Pentagoni paralajmëroi “pasoja të rënda” për marrëdhëniet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, nëse Ankaraja do të blejë një sistem rus raketash tokë-ajër (S-400).

“Nëse Turqia e merr sistemin S-400, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona ushtarake me ta”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit Charlie Summers.

Summers tha se për pasojë Turqia do të humbiste mundësinë të merrte armatime ushtarake që SHBA-ja i shet këtij vendi, përfshirë dhe avionët e rinj luftarakë F-35, që priten prej kohësh të blihen nga Turqia.

Në vitin 2017 Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me Moskën për sistemin e raketave S-400. Në të njëjtën kohë, Turqia ka ndihmuar për financimin e programit F-35 dhe ka planifikuar të blejë 100 avionë nga SHBA-ja, pjesa e parë të cilëve është parashikuar t’i dorëzohet autoriteteve turke më vonë gjatë këtij viti.

Uashingtoni druhet se radari i sofistikuar i sistemit S-400 mund të kompromentojë teknologjinë F-35 që u prodhua për të shmangur sistemet ruse të raketave. Ankaraja këmbëngul se S-400 ofron vlerën më të mirë për nevojat e saj dhe nuk përbën kërcënim për sistemet e NATO-s.

Një ditë më vonë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti angazhimin e tij për blerjen e sistemit raketor rus dhe sugjeroi se do ta zgjerojë blerjen me një sistem më të avancuar rus, S-500.

Ankaraja pritet ta marrë sistemin S-400 më vonë gjatë këtij viti me shpresën që ta vendosë në përdorim deri në vitin 2020-n.

Më parë këtë javë, kreu i Komandës amerikane në Evropë Curtis Scaparrotti u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë përpara me shitjen e F-35-s, nëse Turqia blen S-400-n./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat