fbpx

Parashikim i zymtë/ Ekspertët: 500 mijë viktima deri më 20 shkurt

KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK.jpg

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.Rochelle Walensky tha gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp se brenda tre javëve të ardhshme, numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë diku midis 479,000 dhe 514,000. Presidenti Joe Biden ka premtuar të njoftojë rregullisht fakte të bazuara tek shkenca për një publik gjithnjë e më të irrituar nga ritmi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave. Parashikimi i Walensky-t për vdekjet nga koronavirusi vjen ndërsa drejtori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients tha se Departamenti i Shëndetësisë po punon për të vënë në dispozicion më shumë profesionistë të shëndetit për të administruar vaksinimet. Zients tha se qeveria do të autorizojë mjekë dhe infermierë në pension për të administruar vaksinat dhe se profesionistët e licencuar në një shtet do të lejohen të administrojnë vaksina në shtetet e tjera. Zients tha gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë ndihmën financiare për CODID-19 të propozuar nga Presidenti Biden për të ruajtur ritmin e vaksinimeve dhe shtuar aftësitë testuese. Ai tha se administrata po punon për të përmbushur objektivin e zotit Biden për të shpërndarë të paktën 100 milionë doza vaksinash brenda 100 ditëve. Pjesa kryesore e Planit të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Biden, për të cilin disa ligjvënës republikanë ankohen se është shumë i kushtueshëm, synon të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë, e cila është dobësuar rëndë nga pasojat e pandemisë. Rreth 400 miliardë dollarë janë për masat për frenimin e virusit, duke përfshirë rritjen dramatike të ritmit të vaksinimeve dhe ndërtimin e një infrastrukture për testime intensive.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303