33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA, Pentagoni autorizon fondin për ndërtimin e murit

spot_img

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliardë dollarëve tek inxhinierët e ushtrisë për ndërtimin e murit përgjatë  kufirit SHBA-Meksikë.

Këto janë fondet e para pas deklarimit të emergjencës kombëtare nga presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar murin që premtoi gjatë fushatës zgjedhore.

Demokratët kanë protestuar kundër këtij vendimi.

Fondet e autorizuara nga Pentagoni do përdoren për të ndërtuar rreth 91 km mur.

Presidenti Trump e konsideron situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët të kalojnë në SHBA.

Kritikët e tij thonë se presidenti është ai i cili ka fabrikuar emergjencën e kufirit.

Zyra e Pentagonit ka deklaruar se Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan autorizoi komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të SHBA për fillimin e planifikimit dhe ofrimit deri në 1 miliardë dollarë mbështetje për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Doganave dhe Patrullës Kufitare”.

Deklarata përmendi një ligj federal që “i jep Departamentit të Mbrojtjes autoritetin për ndërtimin e rrugëve dhe gardheve dhe për të instaluar ndriçim për të bllokuar hyrjet e paligjshme përgjatë kufijve ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të luftës kundër aktiviteteve narkotike të agjencive federale të zbatimit të ligjit” ./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat