fbpx

SHBA përgëzon Kosovën për të riatdhesuarit nga Siria

us-in-kosovo.jpg

Pas riatdhesimit të 110 shtetasve kosovarë nga Siria, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët me anë të një komunikate për media e kanë përgëzuar Kosovën për këtë hap të ndërmarrë.

“Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë. I duartrokasim për veprimin për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”.

“SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, thuhet në komunikatën e ambasadës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303