fbpx

SHBA: Po mbarojnë pajisjet mbrojtëse

MW-GG206_doctor_ZH_20180325182040.jpg

Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të pajisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.

Pohimi i tij erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara shënuan mbi 900 të vdekur, numri më i lartë i viktimave nga virusi brenda një dite. SHBA-ja ka tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vdekurit kanë arritur në mbi 4,600.

Presidenti tha se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë.

Trump e refuzoi idenë e një urdhri mbarëkombëtar për ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303