fbpx

SHBA publikon bilancin tragjik, 1736 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi

SHBA ka publikuar një tjetër bilanc tragjik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vdekur 1 mijë e 736 persona, shifra më e lartë që prej fillimi të koronavirusit në SHBA. New York-u ka shifrën më të lartë të vdekjeve me 731 persona.

Sipas të dhënave të publikuara nga univeristet John Hopkins, kjo ka bërë që numri total i vdekjeve të shkojë në 12 mijë e 722 persona.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani numërohen më shumë se 398 mijë raste me Covid-19, numri më i lartë në të gjithë botën. Ndërsa në mbarë botën numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 1.4 milion.

Gjatë një konference për shtyp presidenti Donald Trump tha se kjo mund të jetë maja e kurbës së vdekjeve nga koronavirusi në SHBA.