SHBA, raporti mbi hetimin rus publikohet të enjten

Raporti i prokurorit special, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në Presidencialet amerikane në vitin 2016 dhe dyshimet për pengim të drejtësisë që prekin Donald Trump, do të publikohet të enjten, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

Publikimi i këtij raporti prej 400 faqesh, në një version ku janë hequr pjesët konfidenciale, do të nxirret tre javë pasi Prokurori i Përgjithshëm bëri publike një përmbledhje prej katër faqesh.

Më 24 mars, Prokurori njoftoi se hetimi se “Mueller nuk kishte gjetur prova të ndonjë lidhjeje mes Rusisë dhe presidentit Trump”./real-news.tv/