31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA rikthen statusin e mëparshëm të BE

spot_img

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e Bashkimit Evropian në Uashington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur BE-në si një nga “partnerët e saj më të vlefshëm”.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”. Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike.

“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington si të barazvlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha, ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është një “organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështjet e prosperitetit dhe sigurisë botërore”.

“Bashkëpunimi dhe niveli i angazhimit dypalësh duhet të njihen në të gjitha nivelet pasi siguria dhe suksesi i Evropës janë të lidhura ngushtë me atë të SHBA-së” tha ambasadori Sondland.

Vitet e fundit raportet mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar. Administrata e presidentit Donald Trump, vitin e kaluar, vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin ndaj BE-së.

Bashkimi Evropian konfirmoi në janar se po zhvillonte bisedime me zyrtarët e SHBA-së lidhur me statusin e misionit diplomatik./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat