SHBA rrit presionin për largimin e Maduro, ndërsa Rusia e mbështet atë

Shtetet e Bashkuara treguan se janë  të gatshme të rrisin masat ekonomike për të larguar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro nga pushteti, pasi disa diplomatë amerikanë u larguan nga ambasada në Karakas ndërsa Rusia u zotua të mbështeste aleatin e saj socialist të Amerikës së Jugut.

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara nuk pranoi njoftimin se janë ngrirë pasuritë dhe llogaritë e Venezuelës, por tha se do të ndërmerrte hapa për të siguruar që transaksionet tregtare të ishin “konsistente” me njohjen e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido si kreu legjitim i Venezuelës.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo të shtunën do t’u kërkojë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të njohin Guaido si kreun e shtetit. Uashingtoni kërkoi mbledhjen e këshillit prej 15 anëtarësh, pasi një grup vendesh treguan mbështetjen e tyre për  Guaido, i cili kryeson kongresin e Venezuelës dhe i kërkuan Maduro-s të largohej.

Pompeo do të shoqërohet nga ish-diplomat i SHBA, Elliott Abrams, të cilin ai e caktoi të premten për të udhëhequr përpjekjet e SHBA për Venezuelën.

Rusia kundërshton përpjekjet e SHBA dhe ka akuzuar Uashingtonin për mbështetjen e një përpjekjeje për grusht shteti, duke e vendosur Venezuelën në zemër të një dueli në rritje gjeopolitike. /real-news.tv/