22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA-Rusi, bisedime për krizën në Venezuelë

spot_img

I dërguari i posaçëm amerikan për Venezuelën Elliot Abrams thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje mbi zgjidhjen e krizës në Venezuelë pas bisedimeve në Romë. Ai nuk përjashtoi një takim të ardhshëm mes të dy palëve dhe tha se bisedimet ndihmuan të dyja palët të fitojnë një kuptim më të mirë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, Elliot Abrams, i përshkroi bisedimet e Romës me zyrtarët rusë mbi krizën në Venezuelë si “të dobishme, thelbësore dhe serioze”. Ai tha se bisedat i lejojnë Shtetet e Bashkuara të kuptojnë se “Rusia e sheh krizën në Venezuelë si shumë serioze, ndryshe nga Presidenti Maduro”, lidhur me aspektet ekonomike dhe humanitare.

Pas një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, Elliot Abrams tha: “Bisedimet ishin pozitive në kuptimin që unë mendoj se të dyja palët dolën me një kuptim më të mirë të pikëpamjeve të tjetrit”. Të dy palët mbeten në kundërshtim lidhur me legjitimitetin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Presidentin e vetëshpallur Juan Guaido si udhëheqësin e Venezuelës, ndërsa Rusia vazhdon të njohë Maduron. Italia gjithashtu nuk e ka njohur Guaidon si president.

Takimet në kryeqytetin italian u zhvilluan pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Venezuelës, këtë herë duke synuar kompaninë e minierave të arit Minerva dhe presidentin e kësaj firme.

Por në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump përsëriti të martën se “të gjitha opsionet janë të hapura” për të ardhmen e Venezuelës.

“Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç kujdesit për një numër të madh njerëzish që vdesin nga uria dhe po vdesin në rrugë. Ajo që po ndodh është një turp”, tha presidenti Trump./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat