SHBA: Shërbimet e inteligjencës fajësojnë Iranin për sulmet ndaj naftës saudite

sulmi-ne-arabi.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar imazhe satelitore dhe cituan shërbimin e inteligjencës për të mbështetur pretendimet e saj Irani qëndron pas sulmeve në rafineritë e naftës saudite.

Irani mohon përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës.

Por zyrtarët amerikanë që flasin para mediave amerikane dhe ndërkombëtare thonë se drejtimi dhe shtrirja e sulmeve hedh dyshime në përfshirjen e rebelëve Houthi.

Incidenti ka ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo fajësoi Iranin në fundjavë, pa dhënë prova, duke bërë që Teherani të akuzojë Uashingtonin për mashtrim.

Gjithashtu, presidenti Donald Trump, akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejt Iranin, por sugjeroi veprim të mundshëm ushtarak pasi të bëhen verifikimet e duhura./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303