SHBA/ Shqiptarja fiton zgjedhjet për prokurore në Virxhinia

Shqiptarja me origjinë nga Tropoja, Buta Biberaj, ka fituar zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann. Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota. Familja e Biberaj është vendosur herët në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA.

Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media. Biberaj garoi nga radhët e Partisë Demokratike dhe mori një mbështetje të madhe.