fbpx

SHBA shton sanksionet kundër Venezuelës

download-71.jpg

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, ka rritur përpjekjet për të detyruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të largohet nga detyra duke vendosur sanksione të reja për dërgesat e tij të naftës dhe duke premtuar “veprime më të fortë” kundër Kubës e cila po ndihmon Maduron.

Përpjekje më të mëdha, duke përfshirë sanksione mbi sektorin financiar dhe të naftës në Venezuelë, po vijnë, tha Pence në Hjuston para një turme prej 300 personash, shumë nga komuniteti lokal venezuelian që mbështesin rrëzimin e Maduro-s.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë të gjitha presionet diplomatike dhe ekonomike për të sjellë një tranzicion paqësor në demokraci” në Venezuelë, tha Pence.

Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e shumicës së vendeve në hemisferën perëndimore e konsiderojnë rivendosjen e Maduro në 2018 si të paligjshëm dhe kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Pas fjalimit të Pence, thesari i SHBA njoftoi sanksionet mbi 34 anije të zotëruara ose të operuara nga kompania shtetërore e naftës PDVSA e Venezuelës. Ai gjithashtu sanksionoi dy operatorë të anijeve dhe një anije që dërgoi naftë në Kubë në shkurt dhe mars./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303