fbpx

SHBA: Të hiqet taksa, Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut

scot.jpg

SHBA-ja, por dhe askush tjetër, nuk do të duhej të diktonte se si do të duhej të dukej zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott.

Ai mendon se zgjidhja duhet të arrihet ndërmjet dy vendeve përmes bisedave të drejtpërdrejta. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër nuk do të duhej të diktonin se si duhet të duket zgjidhja“, ka thënë Scott në intervistën e për gazetën e Beogradit “Blic “ duke u përgjigjur në pyetjen nëse “kufizimi” ndërmjet Kosovës e Serbisë është zgjidhje.

Sipas fjalëve të tij, përcjell Al Jazeera, është me rëndësi që Serbia e Kosova të kthehen në dialog dhe për këtë arsye SHBA-ja “i ka dërguar Kosovës mesazh të qartë se tarifa që e ka bllokuar (dialogun) duhet të hiqet “. “Këtë mesazh ua kemi dërguar partnerëve tanë në Kosovës. Po ashtu mendojmë se kthimi në dialog është i rëndësishëm por edhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet në mënyrë që procesi të ecë përpara si dhe të zbatohen marrëveshjet e mëhershme e të shqyrtohen kompromiset për të ardhmen“, ka thënë Scott./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303