SHBA, të huajt do të paguajnë më shtrenjtë për një vizë afatgjatë

permanent-resident.jpeg

Shtetasit e huaj duhet të paguajnë tashmë shumë më shtrenjtë për të siguruar një vizë afatgjatë në SHBA, në këmbim të një investimi në fushën e ekonomisë, një sistem i kritikuar nga një pjesë e klasës politike dhe ndërsa kjo masë duhet të përfshihet sot në Fletoren Zyrtare.

Programi EB-5 u krijua në 1990 nga administrata amerikane për të nxitur ekonominë e vendit, në atë kohë në krizë, nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës dhe investimit të kapitaleve të huaja.

Ky program premton dhënien e një leje qëndrimi të përhershme, e famshmja “green card” kundrejt investimeve ose një milion dollarë në një kompani ku gjithashtu si detyrim është krijimi i të paktën 10 vendeve punë në vend ose 500 000 dollarë në një zonë rurale ose të pazhvilluar ekonomikisht.

”Vlera e investimit është përcaktuar në 900 000 dollarë në zonat rurale me një shkallë të lartë papunësie dhe 1,8 milion dollarë në zonat me punësim të konsoliduar”, sipas tekstit të prezantuar nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303