fbpx

SHBA, të paktën 9 të vdekur nga tornadoja në Tennessee

tornado-SHBA.jpg

Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën gjatë natës në shtetin federal Tennessee të SHBA-ve si pasojë e stuhive të mëdha.

“Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën në pjesën qendrore të shtetit Tennessee si pasojë e stuhive të mëdha gjatë natës”, tha sot në Twitter, Josh Breslow, gazetar i televizionit lokal WKRN në Nashville, Tennessee.

“Policia tha se 2 të vdekur janë regjistruar në East Nashville ndërsa sherifi i Qarkut Benton thotë se 1 i vdekur. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Tennessee raportoi për 4 të vdekur në Putnam County dhe 2 të vdekur në Wilson County”, shtoi Breslow.

Përmes një deklarate, Agjencia tha se duke filluar nga e hëna një linjë stuhish të mëdha kaloi nëpër Tennessee duke shkaktuar “dëme të mëdha” në ndërtesa, rrugë, ura, shërbime komunale dhe biznese në disa qarqe.

Dëmet nga tornadoja janë raportuar në të gjithë pjesën perëndimore dhe qendrore të Tennessee, përfshirë edhe qendrën e qytetit Nashville.

Agjencia e emergjencës konfirmoi se është raportuar për viktima të shumta pa dhënë informacione të hollësishme, duke shtuar se nuk dihet numri i të lënduarve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303